NUK E FSHEH MË! Cllevio poston për herë të parë bukuroshen që ia ka “marrë” zemrën (FOTO)

NUK E FSHEH MË! Cllevio poston për herë të parë

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur publikisht si Cllevio, duket se po kalon një periudhë më të qetë dhe të fokusuar te muzika, jeta personale dhe marrëdhëniet e tij.

Artisti nga Lushnja ka surprizuar ndjekësit duke publikuar për herë të parë fotografi krah partneres së tij, duke treguar një tjetër anë të jetës larg zhurmës dhe debateve që shpesh e kanë shoqëruar.

Në postimet e shpërndara në rrjetet sociale, Cllevio ka zgjedhur të shoqërojë momentet me mesazhe që lidhen me ndryshimin, të shkuarën dhe planet për të ardhmen.

“E fus gjumë, tregoj nga e shkuara”, shkroi ai në një prej tyre, ndërsa në një tjetër, ku shfaqet i përqafuar me partneren, shtoi: “E çoj nga e ardhmja plot inspirime, aventura”.

Reperi nuk ka zbuluar identitetin e partneres, duke preferuar që lidhjen ta mbajë larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, fotot e publikuara kanë mjaftuar për të tërhequr interesin e fansave, të cilët kanë nisur të pyesin për personin që ka hyrë në jetën e tij.

Më herët, Cllevio kishte treguar në një intervistë se ishte në një lidhje prej gati dy vitesh dhe se partnerja e kishte mbështetur gjatë momenteve të vështira.

Tashmë, reperi duket se po shijon një fazë të re, ku krahas muzikës po i kushton rëndësi edhe qetësisë personale.

Fotot e fundit kanë hapur kuriozitetin e publikut për historinë e dashurisë që Cllevio ka zgjedhur ta mbajë deri tani larg kamerave.

EMISIONET