Dorëzohen nënshkrimet për Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së/ Hoti: Askush nuk është mbi partinë

Pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Avdullah Hoti.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se fuqia e LDK-së buron nga vullneti i anëtarësisë dhe jo nga ambiciet personale të individëve.
“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve. Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, ka shkruar Hoti.
Kërkesa për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së vjen pas dorëzimit të nënshkrimeve nga disa anëtarë të partisë, ndërsa procesi pritet të trajtohet sipas procedurave të brendshme dhe Statutit të LDK-së.

