Kryeinspektori "fshikullon" AKU-në/ Dashnor Sula për protestën: E kam hequr kostumin e politikanit

Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula kritikoi sërish Autoritetin Kombëtar të Ushqimit duke thënë se duhet të jetë më shumë prezente në  kontrollin e subjekteve që ofrojnë shërbimin e turizmit.

Deklaratën e bëri nga Qarku I Dibrës që ishte ndalesa e radhës e turit të takimeve me inspektoriatet.

Siguria në miniera mbetet prioritet I lartë tha Sula duke shtuar se Inspektoriati i punës duhet të ushtrojë më shumë kontrolle sa i përket zbatimit të rregullave të sigurimit teknik.

Përballë rrezikut të zjarreve kërkoi bashkëpunimin te gjithë strukturave dhe institucioneve

I pyetur për protestën para kryeministrisë, ish deputeti demokrat, tashmë kryeinspektor e cilësoi legjitime, por nuk e komentoi më tej për shkak të pozicionit që mban në administratën publike.

EMISIONET