Gjinaj: Të heqësh lejen e drejtimit përgjithmonë është diskriminuese, asnjë vend i BE-së nuk e ka këtë dënim kaq të ashpër

Tonin Gjinaj, i ftuar në studion e "Ora News", ka lëshuar akuza të forta ndaj ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor, duke e cilësuar heqjen e përhershme të lejes së drejtimit për të rinjtë si një masë ekstreme, "burgim të përjetshëm" që nuk aplikohet në asnjë vend të Bashkimit Europian dhe që po detyron rininë të largohet nga vendi.

"Përsa i përket temës që ju keni sot, është një temë shumë interesante, problematike për qytetarët shqiptarë sepse u kalua në mënyrë të maskuar Kodi Rrugor dhe fillohet nga një diskriminim do ta thoja unë për qytetarët shqiptarë, që personat deri në 20 vjeç, po përdorën drogë 3 deri në 5 miligramë për litër, që është ajo, u kapën brenda vitit dy herë, u hiqet e drejta e marrjes së lejes së drejtimit përgjithmonë.

Atëherë çfarë ndodh? Këto qytetarë s'do rrinë pa leje drejtimi. Se rehabilitimi, ato sapo u liruan 553 veta nga burgu dhe mirë bënë që u liruan, por janë rehabilituar, do të thotë që ato janë trajnuar, janë penduar, dhe vazhdojnë. Asnjë vend i Bashkimit Europian nuk e ka këtë dënim kaq të ashpër.

Por mazhoranca e bëri, i bëri me 74 vota, e kaloi pa konsultim publik, dhe ka kaluar një ligj që për mua është diskriminues.

E para e herës, nuk ka burgim të përjetshëm në Bashkimin Europian. Pra, të heqësh lejen e drejtimit, të drejtën për të marrë lejen e drejtimit përgjithmonë, është diskriminuese, është poshtëruesePër rininë, po flasim për rininë e po na ikën jashtë. Ndërsa t'i joshim këta, ta mbajmë rininë, ta edukojmë, dhe ne si Federatë Transporti themi të fillojmë të formalizojmë autoshkollat të cilat janë në mëshirë të fatit deri më tash po themi.

Shko te Drejtoria e Tatimeve, s'ka mundësi. Shko te DPSHTRR, s'ka mundësi. Shko te Ministria, po pse s'është bërë kjo? Dhe nuk i marrin në dorë udhëzimet, për t'i bërë siç duhen bërë, për t'i formalizuar që subjektet, qytetarët të jenë në kushte të barabarta ligjore. Dhe nuk është vetëm kjo", u shpreh Gjinaj.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

EMISIONET