Misioni dhe pasioni përballë komercializmit utilitar...

Misioni dhe pasioni përballë komercializmit utilitar...

Ndërsa nga Kashari vinte jehona e stisur dhe e sponsorizuar me duar të bollshme nga qeveria, “për të mos u turpëruar shqiptarisht”, e koncertit të Kanye West, unë po shikoja për të disatën herë një kërcim me motive nga Tropoja, të interpretuar mjeshtërisht nga atë e bijë, Azgan Haklaj dhe Adela Haklaj, në Sanremo.

Azgani e ka shtëpinë në Kashar, aty ku Kanye West performoi për një publik të ekzaltuar me komandë...

Interpretimi i kërcimit të Tropojës në skenën e Sanremos, nga Azgan Haklaj dhe vajza e tij, Adela, ishte një moment i jashtëzakonshëm krenarie dhe një ngjarje me rëndësi të madhe për promovimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Në kuadër të “Festa dei popoli”, ku merrnin pjesë 18 shtete, ky interpretim përfaqësonte vlerat familjare dhe vazhdimësinë artistike të brezave, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm të trashëgimisë kulturore panshqiptare.

Të veshur me kostumet tradicionale dhe duke ruajtur me fanatizëm lëvizjet mitike e plot dinjitet të valles së veriut, ata nuk sollën thjesht një koreografi, por dëshmuan shpirtin, historinë dhe identitetin e pamposhtur të Malësisë së Gjakovës në zemër të Italisë.

Megjithë jehonën mediatike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë hapësirën shqiptare, institucionet e artit dhe kulturës në Tiranë, përfshirë Ministrinë e Kulturës, nuk thanë asnjë fjalë.

Ata heshtën, siç kanë heshtur gjithmonë, kur Azgani ka promovuar art dhe kulturë në çdo cep të trojeve tona etnike, kur ka organizuar dhe moderuar veprimtari të gjera në mbështetje të luftës dhe figurave emblematike të UÇK-së, nga Sheshi “Skënderbej” në Tiranë, në Shkup e Prishtinë, deri në Strasburg, para Parlamentit Europian.

EMISIONET