Krimet zgjedhore, Kaso i thotë në sy Brahos: Ja si po i përdor SPAK-ut standardet e dyfishta për opozitën
Një përballje e ashpër ka ndodhur gjatë raportimit të drejtuesve të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në komisionin përkatës, ku përfaqësuesit e opozitës kanë lëshuar akuza të rënda për standarde të dyfishta në dhënien e drejtësisë.
Gjatë fjalës, përfaqësuesi i opozitës Ivi Kaso ka vënë në qendër të vëmendjes krerët e drejtësisë së re, duke ngritur pyetje thelbësore mbi mënyrën e trajtimit të krimit zgjedhor në Shqipëri.
Pavarësisht vlerësimit për vështirësinë e detyrës dhe pritshmëritë e larta që publiku ka për institucionin, Kaso theksoi se drejtësia po dështon të përmbushë këto pritshmëri në momente kyçe. Debati u përqendrua kryesisht te tolerimi i krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve dhe masat drastike që merren ekskluzivisht ndaj kundërshtarëve politikë të qeverisë.
Sipas deklaratave në komision, SPAK ka treguar një standard shumë të lartë dhe të ashpër duke marrë masa ekstreme të sigurimit personal ndaj liderëve të opozitës pikërisht në vitin zgjedhor. Si shembull, Kaso përmendi arrestimin me burg të ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, si dhe lënia në arrest shtëpie e liderit të opozitës, Sali Berisha. Këto veprime u cilësuan nga ligjvënësi demokrat si lëvizje të forta që nuk stepen përpara asnjë figure politike të opozitës.
Nga ana tjetër, u denoncua një neglizhencë e thellë dhe standard i dyfishtë përballë grupeve kriminale që blejnë vota dhe ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
Rasti më flagrant i ngritur në seancë ishte ai i goditjes së "Bandës së Durrësit". Sipas raportimit të Kasos, megjithëse letërporositë nga Italia kishin mbërritur, ekzekutimi i tyre u la qëllimisht për pas përfundimit të periudhës zgjedhore.
Kjo bandë, tha ai, është evidentuar edhe nga raportet ndërkombëtare si një nga grupet më aktive në blerjen e votave në qarkun e Durrësit, duke ngritur hije të forta dyshimi se drejtësia lejon krimin të manipulojë vullnetin e qytetarëve, për të vepruar vetëm pasi interesi politik i pushtetit është përmbushur.
PJESË NGA FJALA E IVI KASOS
Të nderuar drejtues i SPAK-ut, të nderuar prokurorë, i nderuar zoti drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, ju falënderoj sinqerisht për pjesëmarrjen tuaj sot në komision.
Jo vetëm se kjo seancë përpara këtij komisioni me ndryshimet në rregullore zëvendëson prezencën tuaj në seancë plenare, por për hir të së vërtetës, sa herë që ne si Kuvend kemi dashur të ballafaqohemi me ju në kuptimin jo vetëm të raportimit periodik por edhe çështjeve të tjera, siç ishte takimi i para disa ditësh përsa i përket problematikave që kishte komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, ju keni shprehur gatishmërinë për të ardhur dhe për të dhënë të paktën perspektivën tuaj mbi çështjet që janë objekt shqetësimi i përbashkët dhe kjo është një gjë të cilën unë vërtet e vlerësoj.
Së dyti, bashkohem me kryetarin dhe me relatorin përsa i përket vlerësimeve të përgjithshme për performancën tuaj, në kuptim të asaj që detyra që institucioni juaj ka marrë përsipër që me krijimin e tij dhe që vazhdon mbart edhe sot e kësaj dite, është jashtëzakonisht e vështirë.
Është e mbarsur me pritshmëri të larta publike, jo vetëm institucionale, nga ana jonë si Kuvend i Shqipërisë, por mbi të gjitha nga publiku. Sigurisht, si çdo detyrë e vështirë, çdo institucion që kryen një funksion kaq delikat ka arritjet e veta të cilat unë i vizuaj me të drejtë dhe me të cilat bashkohem, sigurisht ka dhe cedimet e veta në raport me jo atë që ju keni menduar se ishte më e mira, por me atë që publiku ka pritur prej jush dhe që ju vetë jeni të parët që e dini që në çështje të caktuara ndoshta nuk është realizuar ajo pritshmëri e lartë publike.
Tani, ne si deputetë të opozitës dhe së bashku, kolegët e mi të opozitës, kemi për fat të keq në thonjëza detyrën që të nënvizojmë këtë aspektin e dytë, këtë të pritshmërive publike të papërmbushura në disa raste të caktuara se qëndrimi i mazhorancës në raport me reformën në drejtësi por edhe me institucionin tuaj është e qartë.
Pra mazhoranca pretendon prej vitesh, për ta vënë në kontekst pyetjen, që reforma në drejtësi është meritë e saj, opozita ka qenë penguese dhe sigurisht çdo sukses i institucioneve, ju jeni më i rëndësishmi i reformës në drejtësi, është falë mbështetjes së mazhorancës. Çdo cedim nuk ka lidhje me mazhorancën, është paaftësia e dikujt tjetër.
Ne tani duhet të vëmë, si mbartës të interesit publik, si goja e qytetarëve që na kanë sjellë këtu, duhet që të ngremë disa problematika lidhur me disa aspekte të veçanta të punës tuaj, të cilat unë do t'i ilustroj ndoshta me raste të veçanta. Por ju kërkoj mirëkuptimin që përgjigjen tuaj ndoshta të mos ta fokusoni te rasti i veçantë në vetvete, të mos ta merrni si qoftë kuriozitet ose qoftë ndërhyrje lidhur me rastin e veçantë, por qëllimi i evidentimit të rastit ka të bëjë me evidentimin e problematikës, se ka disa raste të veçanta që janë emblema e një problematike që ka të bëjë me raportet institucionale, ka të bëjë me kompetencat tuaja, ka të bëjë me atë që ligji ju jep, ose nuk ju jep dhe neve kemi për detyrë ta korrigjojmë.
Pra në këtë kuptim t'i merrni dhe pyetjet, pra jo si kuriozitet mbi rastin e veçantë, çfarë po bëni ose çfarë do bëni ju që është tagri juaj kushtetues absolut në të cilin ne s'kemi drejtë të ndërhyjmë, por si institucionet e tjera raportohen me institucionin tuaj në këto raste. Si vetë Kuvendi i Shqipërisë raportohet me institucionin tuaj në këto raste, dhe si ligji ju jep juve ato kompetenca për të cilat keni nevojë ju të kryeni një ndjekje penale efektive, apo jo. Kam tre çështje të cilat do doja t'i evidentoja duke bërë dhe pyetjet përkatëse.
Çështja e parë ka të bëjë me krimin zgjedhor, të cilin me të drejtë relatori dhe komisioni jonë e ka parë të arsyeshme që të shtojë një paragraf në projekt-rezolutë. Çka nuk ishte parashikuar nga komisioni i ligjeve, veçanërisht me atë që ju e keni relatuar përpara këtij Kuvendi pak ditë më përpara lidhur me përfundimin e analizës së performancës së task-forcës së posaçme të ngritur nga ju, nga prokuroria e përgjithshme dhe nga komisioni qendror i zgjedhjeve që unë më gjerësisht do ta përkufizoja krimin zgjedhor.
Sigurisht ju jeni, pavarësisht se ju keni nën kompetencën tuaj dy ose tre vepra penale që lidhen ekskluzivisht me zgjedhjet, të mos gaboj korrupsionin aktiv dhe korrupsionin pasiv, dhe pjesën më të madhe të veprave penale që lidhen me zgjedhjet e ka prokuroria e zakonshme, për shkak se krimi zgjedhor konsumohet veçanërisht nga persona të veshur me pushtet, nga subjekte të posaçme që janë subjekte tuajat të veprimtarisë, kryet nga ministra, deputetë, kryetarë bashkish, persona të cilët për hir të funksionit që mbajnë janë nën juridiksionin tuaj.
Besoj që performanca juaj lidhur me krimin zgjedhor është ai motori dhe ai impulsi që dikton tempin, që krimi zgjedhor stepet ose nuk stepet ose merr hov nga veprimi ose mosveprimi juaj. Pra, nga le të themi ndërhyrja juaj në një kohë të arsyeshme për ta stepur krimin zgjedhor, apo nga ushtrimi i ndjekjes penale, qoftë edhe për hir të mungesës së instrumentave, në një kohë të mëvonshme çka i jep zemër krimit zgjedhor.
Dhe për të arritur te pyetja, kemi vënë re të paktën ne si opozitë një farë trajtimi të dyfishtë ose standardi të dyfishtë që ju keni përdorur, përsa i përket krimit zgjedhor, kur ky vërehet në fushatë zgjedhore, pra një lloj tolerance, në raport me atë që ka qenë një standard shumë i lartë i vendosur nga ana juaj, me të drejtë ose pa të drejtë, ndaj politikanëve të lartë të opozitës, qoftë edhe në periudhë zgjedhore.
Do të thotë që ju si institucion nuk keni patur asnjë lloj problemi dhe mirë bëni që të mos keni asnjë lloj problemi me askënd politikan, të mos shihni askënd në fytyrë, për të marrë masa sigurimi personal ndaj liderëve të opozitës në vit zgjedhor.
Qofshin ato të arrestit në burg ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, ish-presidentit Ilir Meta, qoftë asaj të arrestit në shtëpi ndaj liderit të opozitës Sali Berisha. Të drejta apo të padrejta këto masa, sigurisht nuk i vlerësojmë neve këtu, i ka vlerësuar gjykata, do t'i vlerësojnë gjykatat më të larta e të tjera. Por ky ka qenë standardi shumë i lartë që keni vendosur ju.
Ndërkohë vërejmë që në periudhë zgjedhore, ata që më pas janë evidentuar, jo vetëm nga organet e tjera të zbatimit të ligjit por dhe nga ju vetë si persona problematikë të cilët kanë influencuar zgjedhjet thellësisht në zona të caktuara, flas për rastin e goditjes së bandës së Durrësit, letërporositë e të cilave të ardhura nga Italia janë ekzekutuar mbas përfundimit të periudhës zgjedhore, të evidentuara nga gjithë raportet ndërkombëtare si një nga grupet më aktive të blerjes së votës në qarkun e Durrësit. Janë toleruar në...




