15 Shkurti/ Sot festojnë beqarët, është Shën Faustino
Pas Shën Valentinit, më 15 shkurt vjen Shën Faustini, një ditë që njihet si festa e beqarëve.
Pavarësisht se për shumë vite është konsideruar një legjendë metropolitane, kjo festë ka marrë popullaritet dhe është transformuar në një mundësi për të gjithë ata që janë “single” të dalin në klube dhe lokale për të njohur dikë, shpesh në kërkim të shpirtit binjak.
Si lindën Shën Valentini dhe Shën Faustini?
Dita e Shen Valentinit festohet ne 14 Shkurt dhe eshte shenuar si dita e te Dashuruarve. Historia e kesaj dite eshte filluar per here te pare ne shekullin e III pas erës sonë në Mbretërinë Romake.
Kurse më 15 Shkurt filluan me nje festë të quajtur “Lupercalia”. Gjate kesaj feste, vajzat shkruanin emrin e tyre ne nje shkurtez dhe e vendosnin ne nje vazo.
Çdo djalë zgjidhte nje nga shkurtezat dhe kështu kishte zgjedhur vajzen qe do kalonte festen.
Zakonisht çiftet e festes përfundonin ne një dashuri dhe me vone ne nje martese.
Ne ate kohe Mbreti i Romes ishte Klaudio B. Burrat martoheshin por nuk donin te linin gratë dhe familjen e tyre per te shkruar ne lufte. Keshtu qe Klaudio B` dha urdhër te ndaloheshin martesat edhe fejesat.
Valentini ishte kundër! Bashke me shokun e tij te ngushte Mario (i cili me vone u njoh si Shen Mario), ndihmuan shume çifte te martoheshin fshehurazi. Kjo gjë u be e ditur nga Klaudio i cili u inatos shume me këtë lajm.
Klaudio kërkoi te arrestohej Valentini dhe te dënohej me vdekje: E qëlluan me nje shkop deri sa te vdiste dhe me pas i prenë kokën.
Kështu 14 Shkurti, pragu i festes “Lupercalia” u kthye nga Kisha Katolike në Festen e Shen Valentinit. Ajo dite u kthye ne festen e te Dashuruarve dhe arsyeja ishte pikërisht fakti që Shen Valentini ndihmonte të dashuruarit. Kurse dita e nesërme, u quajt ajo e beaqrëve apo të vetmuarve, ose Shën Faustini.