Teksa qytetarët e Kosovës vijojnë procesin e votimit, analisti dhe njohësi i çështjeve rajonale Enver Bytyçi, në një intervistë për Ora News është shprehur se, zgjedhjet e sotme kanë një rëndësi historike.

Sipas tij, këto votime do të konfirmojnë diçka të re për shtetin më të ri të Europës.

Enver Bytyçi: “Janë fillimi i një stabiliteti të ri, i një epoke të re, i një zhvillimi të ri për Kosovën që do të çojë patjetër në një hap cilësor sa i përket forcimit të institucioneve, forcimit të demokracisë dhe forcimit të legjitimitetit si kusht i domosdoshëm për të ndërtuar një jetë reale dhe progresive. Dhe për të patur një shtet të së drejtës.

Zgjedhjet e sotme kanë një rëndësi historike. Nuk i shoh thjesht si zgjedhje që plotësojnë një kuadër të mëparshëm apo si vazhdimësi të zgjedhjeve të mëparshme apo qeverisjes së mëparshme. Do konfirmojnë diçka të re”.

Lexo edhe:

Sa qytetarë kanë votuar në Kosovë deri në 15:00, Daka: Procesi vijon normalisht