Të gjithë sytë te unaza e Taylor Swift/ Travis Kelce nuk është kursyer aspak për këngëtaren, diamanti në gisht bën bujë (FOTO)

Të gjithë sytë te unaza e Taylor Swift/ Travis Kelce nuk

Taylor Swift dhe Travis Kelce morën pjesë fundjavën e kaluar në dasmën e yllit të NFL-së, JuJu Smith-Schuster, dhe bashkëshortes së tij Laura Kruk, të mbajtur në hotelin Ritz-Carlton në Laguna Niguel.

Në fotot e publikuara nga ceremonia, fansat vunë re menjëherë një detaj të ri në dorën e Taylor: unazën e martesës. Diamanti i madh ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, me shumë që komentojnë se Travis Kelce nuk ka kursyer aspak për këtë simbol të dashurisë së tyre.

Nëse fotot zmadhohen, guri duket se mbulon një pjesë të madhe të gishtit të këngëtares, duke u kthyer menjëherë në një nga detajet më të komentuara të paraqitjes së saj.

Edhe pse çifti ishte i ftuar në dasmën e JuJu Smith-Schuster dhe Laura Kruk, shumë fansa mendojnë se Taylor dhe Travis rrëmbyen sërish vëmendjen. Kjo ishte edhe paraqitja e tyre e parë publike pas dasmës së tyre madhështore në Madison Square Garden, ndaj çdo detaj rreth tyre vazhdon të jetë në qendër të interesit.

Me unazën e re që tashmë po bën xhiron e internetit, duket se fansat kanë gjetur edhe një arsye tjetër për të folur për çiftin më të komentuar të momentit.

Mediat e huaja kanë zbuluar edhe detaje rreth unazës. Max Milligan, shefi i shitjeve në shtëpinë luksoze të bizhuterive Queensmith, vlerëson se diamanti është rreth 10 karatësh.

Unaza ka një dizajn të frymëzuar nga stili vintage dhe një shirit prej ari të verdhë 18 karatësh, elemente që, sipas ekspertes Laura Taylor nga Lorel Diamonds, përputhen në mënyrë perfekte me estetikën karakteristike të Taylor Swift.

Sipas saj, prerja e diamantit njihet për skajet e buta dhe shkëlqimin e veçantë, duke i dhënë unazës një pamje romantike dhe elegante.

"Ky stil i shkon në mënyrë perfekte Taylor. Është më shumë historik sesa hollywood-ian, me detaje të gdhendura, ar të verdhë dhe një montim të rafinuar që e dallon nga unazat minimaliste prej platini që shohim shpesh te të famshmit. Është një dizajn klasik, plot karakter dhe histori," u shpreh Taylor.

Të gjithë sytë te unaza e Taylor Swift/ Travis Kelce nuk

EMISIONET