Sa qytetarë kanë votuar në Kosovë deri në 15:00, Daka: Procesi vijon normalisht

Sa qytetarë kanë votuar në Kosovë deri në 15:00, Daka:

Teksa qytetarët vijojnë të shkojnë drejt kutive të votimit, pavarësisht temperaturave të ulta dhe pandemisë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat më të fundit sa i përket pjesëmarrjes.

Sipas kryetares së KQZ, Valdete Daka, deri në ora 15:00, pjesëmarrja ka qenë 32.32% ose 567,934 votues.

Sipas Dakës, në të njëjtën orë, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, kishin votuar 29.28% e votuesve apo 554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues.

Deklarata e plotë e kryetares së KQZ:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës;
Të nderuar përfaqësues të mediave;

Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem.

Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga Qendrat e Votimit numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 32.32% apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, kishin votuar 29.28% e votuesve apo 554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues.

Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen e KQZ-së, të cilës mund t’i referoheni.

Dua t’iu njoftoj gjithashtu se edhe raportimet që po bëhen nga mediat, jemi duke i trajtuar me seriozitet duke bashkëpunuar me institucionet tjera, Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës".

Qytetarët e Kosovës zgjedhin sot 120 deputetët që do i përfaqësojnë në parlament për katër vitet e ardhshme.

Qendrat e votimit u hapën të dielën në orën 7 nën regjimin e maskave dhe të masave mbrojtëse nga pandemia.

38 komunat e vendit presin mbi 1 milion e 700 mijë persona ta ushtrojnë të drejtën e votës deri në orën 19:00.

Lexo edhe:

Kosova voton për një të ardhme më të mirë

Rajoni Lajme Kosovë Lajmi i fundit zgjedhje kosova votime kqz kosova zgjedh

EMISIONET