Katie Holmes në një lidhje të re? Aktorja fotografohet e afërt me piktorin Jason Bard Yarmosky në New York

Katie Holmes në një lidhje të re? Aktorja fotografohet e

Aktorja amerikane Katie Holmes ka nxitur spekulime për një lidhje të re dashurie, pasi është fotografuar duke kaluar kohë me piktorin Jason Bard Yarmosky në rrugët e New York-ut.

Dyshja është parë duke ecur së bashku dhe të përqafuar, ndërsa më pas kanë shijuar edhe një darkë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Pamjet kanë bërë që mediat amerikane të ngrenë dyshime për një romancë mes tyre.

Një burim për revistën “People” ka bërë me dije se Holmes dhe Yarmosky janë parë së fundmi edhe në Hamptons, ku janë shfaqur duke u mbajtur për dore.

Sipas burimit, ata dukeshin shumë të afërt dhe të qetë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Ai i pëshpëriste në vesh, ndërsa ajo qeshte. Katie nuk e hoqi buzëqeshjen nga fytyra gjatë gjithë mbrëmjes”, ka thënë burimi.

Katie Holmes dhe Jason Bard Yarmosky morën pjesë së bashku në shfaqjen e filmit “The Invite”, me regji nga Olivia Wilde, në kinemanë Regal UA East Hampton.

Detajet për jetën private dhe lidhjet e mëparshme të piktorit Yarmosky nuk janë bërë publike.

Lidhja e fundit e njohur publike e Katie Holmes ishte me muzikantin Bobby Wooten III në vitin 2022, ndërsa më herët aktorja është përfolur për një marrëdhënie me restoratorin Emilio Vitolo Jr. në vitin 2020.

Katie Holmes ka qenë e martuar me aktorin Tom Cruise nga viti 2006 deri në vitin 2012. Nga kjo martesë, çifti ka një vajzë, Suri.

 

EMISIONET