E RËNDË NË TIRANË/ 45-vjeçarja gjendet e pajetë në Liqenin e Thatë, ndërhyjnë polumbarët e RENEA-s

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45 vjeçe është gjetur e pajetë në ujë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar për dyshimet se një shtetase ishte vetëhedhur në liqen.
Menjëherë pas njoftimit janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet në ujërat e liqenit. Pas rreth dy orësh kërkime, rreth orës 09:00, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të shtetases me iniciale M. T.
Në vendngjarje kanë shkuar grupet hetimore, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 45-vjeçares.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se te “Liqeni i Thatë”, dyshohet se ishte vetëhedhur në ujë, një shtetase. Shërbimet e këtij stacioni njoftuan menjëherë polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet dhe gjetën në ujërat e liqenit, rreth orës 09:00, trupin e pajetë të shtetases M. T., rreth 45 vjeçe.
Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

