Irani publikon detajet e hakmarrjes ndaj SHBA-së, goditen baza ushtarake në Bahrein dhe Kuvajt

Irani publikon detajet e hakmarrjes ndaj SHBA-së, goditen baza ushtarake

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa Garda Revolucionare iraniane ka publikuar detaje mbi sulmet e kryera ndaj disa objektivave amerikane në rajonin e Gjirit.

Sipas njoftimeve të publikuara nga mediat shtetërore iraniane, sulmet kishin në shënjestër baza ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj goditjeve ajrore amerikane në territorin iranian.

Garda Revolucionare bëri të ditur se në bazën Sheikh Isa në Bahrein janë goditur një radar për zbulimin dhe kontrollin ajror, si dhe një pikë furnizimi me karburant për avionët luftarakë. Sipas palës iraniane, këto objekte janë dëmtuar rëndë gjatë sulmit.

Në një tjetër operacion, objektiv kanë qenë baza amerikane Ali al-Salem dhe skela ushtarake në Shuaibiyyah, në Kuvajt.

Irani pretendon se janë goditur qendra e komunikimit satelitor dhe sistemet e radarit të paralajmërimit të hershëm.

Sulmet iraniane vijnë pas goditjeve amerikane në disa zona të provincës Khuzestan në Iran, ku sipas Teheranit janë prekur edhe zona pranë një spitali për trajtimin e fëmijëve me kancer dhe një fabrike uji të ambalazhuar.

EMISIONET