Pse e goditi Bellingam Barkon? PAMJET zbulojnë provokimin që ndezi përplasjen pas Argjentinë-Angli

Pse e goditi Bellingam Barkon? PAMJET zbulojnë provokimin që ndezi

Një episod mes Xhud Bellingamit dhe Valentin Barkos pas gjysmëfinales së Botërorit ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe ka hapur debate në rrjetet sociale. Mbrojtësi argjentinas nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Anglisë, por u bë protagonist në momentet e festës pas kualifikimit të Argjentinës në finale.

Gjatë festimeve në fushë, Barko u godit nga Bellingam në pjesën e pasme të kokës, ndërsa pamjet fillestare krijuan shumë diskutime për sjelljen e futbollistit anglez dhe arsyen që e çoi në atë reagim.

Por disa pamje të reja të publikuara në rrjetet sociale kanë sjellë një tjetër këndvështrim për ngjarjen. Në to shihet Barko duke hyrë në fushë pas golit të barazimit të Enco Fernandez dhe duke provokuar lojtarët anglezë gjatë festës së Argjentinës.

Sipas pamjeve, ky episod mund të ketë ndikuar në reagimin e Bellingamit në fundin e takimit, i cili duket se nuk e kishte harruar sjelljen e mbrojtësit argjentinas.

Ngjarja ka shtuar edhe më shumë tensionin mes dy skuadrave, ndërsa tifozët po diskutojnë nëse veprimi i Bellingamit ishte një reagim ndaj provokimeve apo një sjellje e panevojshme në fund të një sfide me shumë rivalitet.

EMISIONET