Joe Biden fillon turneun në Evropë, 5000 policë dhe 400 agjentë të Shërbimit Sekret do të kujdesen për sigurinë e tij

Joe Biden fillon turneun në Evropë, 5000 policë dhe 400

Shefin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden e ruajnë 400 agjentë të Shërbimit Sekret, që janë drejtpërdrejt të angazhuar për sigurinë e tij dhe që kontrollojnë gjithçka gjatë vizitës së tij 8 ditore në Evropë.

Për sigurinë e tij në ishull, Britani të Madhe sipas medieve britanike, do të kujdesen më shumë se 5000 policë dhe pjesëtarë të shërbimit sekret, që gjithashtu janë të angazhuar për sigurimin gjatë samitit te G7-ës.

Me hotele të rezervuara pothuajse tërësisht në një rreze prej 30 miljesh të samitit, MailOnline raporton se 400 anëtarët e Shërbimit Sekret të SHBA-së, si dhe stafi tjetër, kanë marrë  shtëpi të mëdha për të qëndruar brenda.

Më shumë se 50 nga karvanët e mëdhenj janë parë të vendosur në aeroport, në RAF St Mawgan.

Në momentin që u konfirmua pjesëmarrja e Presidentit amerikan në samitin jashtë SHBA-së, para arritjes së tij në kontinentin e vjetër, fillimisht shkuan agjentët e Shërbimit Sekret amerikan, që kontrolluan  çdo aspekt të sigurisë – nga pusetat e kanalizimit e deri te aeroplanët që lëviznin në qiell mbi vendin ku do të qëndrojë Biden.

EMISIONET