Hegseth vendos të bëhen teste testosteroni për ushtarakët amerikanë

Hegseth vendos të bëhen teste testosteroni për ushtarakët

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth ka njoftuar se personeli ushtarak i moshës 30 vjeç e lart do t’i nënshtrohet testeve për mungesë testosteroni si pjesë e kontrolleve vjetore shëndetësore.

Në një video të postuar në rrjetin social X, Hegseth tha se kontrollet do të behen për të siguruar që ushtarakët amerikanë kanë nivelet e duhura të testosteronit për të vepruar në formën më të mirë.

“Unë po autorizoj një program të ri shqyrtimi për mungesën e testosteronit për anëtarët tanë të shërbimit, për të siguruar që ju të keni nivelet e duhura të testosteronit për të vepruar në maksimumin tuaj absolut.

Nën mbikëqyrjen e profesionistëve tanë mjekësorë të klasit botëror, ushtarët e moshës 30 vjeç e lart do të testohen çdo vit si pjesë e vlerësimeve të tyre periodike shëndetësore.

Ne thjesht po e shtojmë këtë test. Ata nën 30 vjeç mund të zgjedhin vullnetarisht të bëjnë testin gjithashtu. Nëse rekomandohet trajtimi, është tërësisht zgjedhja juaj të merrni terapi zëvendësuese me testosterone”, tha Hegseth.

EMISIONET