Shefi i FBI-së i dhuroi homologut australian një pis*oletë 3D / Komisionerja e re urdhëroi shkatërrimin e saj

Shefi i FBI-së i dhuroi homologut australian një pis*oletë 3D /

Një pistoletë e printuar në teknologjinë 3D, e dhuruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel, homologut të tij australian gjatë një vizite zyrtare, është shkatërruar me urdhër të komisioneres së re të Policisë Federale Australiane (AFP), Krissy Barrett.

Sipas dokumenteve të publikuara nga AFP në bazë të ligjeve për lirinë e informacionit, Patel ia dorëzoi dhuratën ish-komisionerit Reece Kershaw gjatë vizitës së tij në Australi dhe Zelandën e Re në korrik të vitit të kaluar.

Në komunikimet e brendshme të AFP-së, stafi e kishte pritur me entuziazëm dhuratën, duke e përshkruar atë si një “dhuratë të drejtorit për shefin”, ndërsa një tjetër email konfirmonte se arma po ekspozohej “me krenari” në zyrën e komisionerit.

Megjithatë, situata ndryshoi pas emërimit të Krissy Barrett në krye të AFP-së. Sipas një zëdhënësi të institucionit, ajo urdhëroi shkatërrimin e objektit menjëherë pasi mori detyrën.

AFP sqaroi se pistoleta ishte ekzaminuar nga ekspertët mjeko-ligjorë të armëve të zjarrit, të cilët konfirmuan se bëhej fjalë për një armë imituese të printuar në 3D dhe plotësisht të papërdorshme. Pavarësisht kësaj, komisionerja vendosi që dhurata të asgjësohej.

 

 

EMISIONET