(FOTO) Mbreti Charles heq këpucët në xhami/ Gjesti i respektit ndaj traditës islame bëhet viral

Mbreti Charles ka treguar respekt ndaj traditës islame gjatë vizitës së tij në Xhaminë Qendrore të Kembrixhit, ku hoqi këpucët para se të hynte në ambientet e shenjta.
Monarku britanik 77-vjeçar u shfaq vetëm me çorape gjatë vizitës në Eko-Xhaminë e parë të Evropës, duke ndjekur praktikën fetare që kërkon heqjen e këpucëve si shenjë respekti.

Pas përfundimit të vizitës, Mbreti Charles veshi sërish këpucët dhe zbuloi një pllakë përkujtimore me rastin e 75-vjetorit të marrjes së statusit të qytetit nga Kembrixhi.
Gjatë ceremonisë, atij iu dhurua edhe një libër kushtuar historisë së xhamisë.
Anëtarët e familjes mbretërore britanike kanë ndjekur edhe më herët këtë traditë gjatë vizitave në objekte fetare. Në mars, Princesha e Uellsit hoqi këpucët gjatë një vizite në një tempull hindu.
Mbreti Charles këtë herë ishte pa bashkëshorten e tij, Mbretëreshën Camilla, e cila ndodhej në një aktivitet tjetër bamirësie në mbështetje të personave të pastrehë.


