Tajfuni shkakton kaos në Kinë/ Tornadoja ngre një makinë në ajër dhe e përplas disa metra larg

Tajfuni shkakton kaos në Kinë/ Tornadoja ngre një makinë

Një tornado e fuqishme ka shkaktuar panik në Kinë, pasi pamjet dramatike tregojnë momentin kur një veturë ngrihet në ajër nga vorbulla e erës dhe hidhet disa metra larg.

Ngjarja është regjistruar gjatë tajfunit Bavi, i cili goditi provincën Zhejiang me erëra të forta dhe reshje intensive shiu, duke shkaktuar dëme të shumta.

Në videon e publikuar shihet se si tornadoja përfshin automjetin në rrugë, ndërsa më pas vazhdon lëvizjen shkatërruese duke shkulur pemë dhe duke detyruar drejtuesit e mjeteve të ndalojnë për t’u mbrojtur.

Për shkak të përkeqësimit të motit, autoritetet kineze ndërmorën masa emergjente, duke evakuuar më shumë se 2.2 milionë banorë.

Ndërkohë, qindra fluturime u anuluan dhe mijëra pemë u rrëzuan nga erërat e fuqishme, duke lënë pas një bilanc të konsiderueshëm dëmesh.

EMISIONET