Bashkëpunoi në vrasjen e Mario Metajt në Patra, arrestohet shqiptari

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i dyshuar si një prej bashkëpunëtorëve në vrasjen e 27-vjeçarit Mario Metaj, i cili humbi jetën si pasojë e një përplasjeje me armë mes dy grupeve në qytetin e Patras..

Mediat greke raportojnë se i arrestuari është një shtetas shqiptar, i cili sipas dëshmive të siguruara nga autoritetet, nxiti autorin e vrasjes që të qëllojë në grupin e personave ku bënte pjesë edhe viktima.

27-vjeçari u plagos me pesë plumba, ku një prej tyre e kishte kapur në kokë, në pjesën pranë veshit.

Fillimisht ai u deklarua në gjendje kritike dhe mjekët në spitalin ku ishte shtruar e trajtonin klinikisht të vdekur, por fatkeqësisht sot i riu ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 dhe gjithçka nisi kur në 2 automjete, po hipnin disa persona.

Të dy automjetet po drejtoheshin drejt Patras dhe në të njëjtën kohë, ndaluan në Kryqëzimin Kourtesis. Më pas pasagjerët zbresin nga të 2 automjetet dhe nis një përplasje e ashpër mes tyre.

Në një moment dëgjohen edhe të shtëna, si dhe përdoret një mjet i mprehtë, thikë. Si rezultat i të shtënave, 27-vjeçari shqiptar, mbeti i plagosur rëndë.

Shqiptari i plagosur me pesë plumba u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras, ku më pas ndërroi jete.

Dyshohet se autorët mund të jenë po shqiptarë, ndërsa motivi i ngjarjes së rëndë po hetohet nga autoritetet greke.

Mediat greke shkruajnë se Mario Metaj njihej si një person tepër i dashur, me një shoqëri të zgjeruar.

Mario, ka punuar për vite të tëra në hotele të ndryshme, ka qenë i apasionuar pas futbollit.

Lexo edhe:

U vra me një plumb pas koke, ky është i riu shqiptar që iu bë atentat në Greqi

Atentati në Greqi, shqiptari në vdekje klinike/ Grupi rival i shkoi edhe në spital

Viktima Mario Metaj

Vendi Lajme Kronike vrasja Aktualitet patra mario metaj

EMISIONET