U vra me një plumb pas koke, ky është i riu shqiptar që iu bë atentat në Greqi

U vra me një plumb pas koke, ky është i riu shqiptar që iu

Janë bërë publike pamjet e të riut shqiptar që u qëllua me një plumb në kokë pasditen e të hënës në Greqi.

I riu është identifikuar si Mario Metaj, 27-vjeç.

Sipas mediave helene, shqiptari është qëlluar me një plumb në pjesën e pasme të kokës.

Fillimisht i riu kishte pësuar vdekje klinike, por fatkeqësisht nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orët e vona të së hënës.

Policia njoftoi se i Metaj po udhëtonte me një automjet në zonën e Patras, ndërsa besohet se atentatin e ka kryer persona të një bande rivale.

Ndërkohë raportohet se policia ende vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarje, pista e ndjekur prej tyre është ajo e "larjeve të hesapeve".

Por kush është Mario Metaj?

Mediat greke shkruajnë se Mario Metaj njihej si një person tepër i dashur, me një shoqëri të zgjeruar.

Mario, ka punuar për vite të tëra në hotele të ndryshme, ka qenë i apasionuar pas futbollit.

LEXO EDHE

Atentat 27-vjeçarit shqiptar në Greqi, 5 plumba teksa lëvizte me makinë

Atentati në Greqi, shqiptari në vdekje klinike/ Grupi rival i shkoi edhe në spital

Vendi Lajme Greqi Kronike vrasja shqiptari mario metaj

EMISIONET