Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, dyshohet për përleshje! Autori me plagë në supin e majtë. Takimi, rastësor, mohon konflikte me viktimën
Një konflikt çasti gjatë një takimi rastësor është bërë shkak për vrasjen e një 15-vjeçari në Shkodër të identifikuar si Emiljano Gjoni.
Autori 15-vjeçar i ndaluar nga policia në prani të psikologut ka treguar para policisë se takimi ka qenë rastësor në lagjen “Skënderbeg”. Ai është shprehur se e njeh viktimën me emër, por jo që ka pasur ndonjë kontakt më të.
Sipas burimeve të gazetarit të “Ora News”, Edison Vatnikaj, viktima ka marrë vetëm një goditje, çka i ka shkaktuar vdekjen.
Ndërsa nga këqyrja fizike e autorit është konstatuar një e qarë me thikë në supin e majtë, çka sipas policisë dyshohet të ketë pasur përleshje.
Sipas policisë besohet se në këtë krim autori të mos ketë qenë i vetëm, por të ketë pasur bashkëpunëtor.
Për të zbuluar këtë rrethanë hetuesit kanë nisur me këqyrjen te vendit të ngjarjes dhe marrjes së kamerave të sigurisë.