Rrëfimi tronditës i vrasjeve/ Dan Hutra në polici: Ja pse në Astir nuk përdora kallashin, por thikën. Kisha edhe 4 persona për të vrarë
Dan Hutra, njeriu që vrau 3 gra dhe 3 të tjera i la të plagosura duke tronditur mbarë vendin kishte planifikuar të paktën edhe 4 vrasje të tjera.
Këtë vrasësi serial që ngriti në këmbë shtetin ditën e mërkurë, e ka pohuar në deklaratën e tij të dëshmisë para efektivëve të policisë së Tiranës dhe prokurorëve të çështjes.
“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40 vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja, sepse më kishte 80 mijë euro borxh.
Nuk doja ta qëlloja me armë, sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera.
Më pas shkova në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave.
Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë.
Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh.
Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit.
U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: a ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij.
Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar.
Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër.
Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg”, mësohet të jetë shprehur në deklaratën e toij para efekjtivëve të policisë dhe prokurorëve të çështjes.