Sulmi me armë tek familja e gruas/ Hutrës iu bllokua kallashnikovi, familjarët hapin dyert e mortit për viktimat

Dan Hutrës i është bllokuar kallashnikovi në momentin kur ka dashur të vrasi gruan dhe vjehrrën e tij në Paskuqan.

Gazetari i Ora News Elton Qyno informon se autori ka qëlluar fillimisht dy vajzat Hasime Dafku dhe Mevlute Hysa, që ndodheshin në oborin e shtëpisë duke larë makinën.

Por kur në obor kanë dalë Elena Hysa dhe nëna e saj Kujtime Hysa, ai ka tentuar ti qëllojë por arma i është bllokuar.

Në këtë moment Hutra ka nxjerë thikën dhe ka sulmuar gruan dhe vjehrën e tij, duke i plagosur rëndë.

Fakti i bllokimit të armës ka dalë dhe gjatë dëshmisë së dhënë për policinë nga Elena Hysa, e cila ka treguar se Hutrës ju bllokua automatiku, duke ndalur sulmin me armë ndaj saj dhe të ëmës.

Sulmi me armë tek familja e gruas/ Hutrës iu bllokua kallashnikovi,
Autori Dan Hutra

EMISIONET