Merrej me armë e drogë në Spanjë, arrestohet me qëllim ekstradimi 67 vjeçar në Fier

Merrej me armë e drogë në Spanjë, arrestohet me qëllim

Një 67 vjeçar që merrej me drogë dhe armë në Spanjë është arrestuar nga polica e Fierit për tu ekstraduar.

10 ditë më parë, Policia vuri në pranga një 22-vjeçar, pjesëtar i po këtij grupi kriminal.

Në kuadër të operacionit "Member" , si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap dhe u arrestua përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Spanjës, shtetasi:

- Gjolekë Pazaj, 67 vjeç, banues në Fier.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, "Kultivimi i bimëve narkotike", “Organizata kriminale", “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.

Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Më 18 shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasin Xhovalin Aliaj, pjesëtar i të njejtin grup kriminal," njoftoi policia.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

EMISIONET