Masakrat në Tiranë, Kuvendi dhe Rama mbajnë një minutë heshtje, Nikolla: dan Hutra të marrë dënimin maksimal!

Një seancë e maratonë po zhvillohet këtë të enjte. Ndërkohë kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Kuvend.
Sakaq edhe kreu i PD Sali Berisha është i pranishëm ditën e sotme në seancë.
Seanca nisi me një minutë heshtje për masakrën e ndodhur ditën djeshme, ku u vrane 3 gra.
“Dje në Kamzë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku 3 gra u vranë dhe u plagosen tre të tjera. Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë që të reflektojmë dhe të lëvizim. Agrsori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit. për jetët e ndërprera tragjikisht ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje”, tha Nikolla.


