Dënim kapital për vrasësin e grave, të afërmit: Lëvizte qetësisht me kallashnikov në rrugë, la fëmijë jetimë
Banorë të zonës dhe të afërm të familjes së viktimave kanë bërë thirrje për dënimin kapital të 40-vjeçarit dan hutra. Ata thanë se vrasja e gruas është e pafalshme ndërsa shtuan se ditën e djeshme në zonë, autori i krimit ka lëvizur i qetë me kallashnikov duke tmerruar banorët. Disa prej të afërmve të viktimave duket se e kanë humbur besimin tek sistemi aktual teksa thonë se dënimin e merituar autori mund ta merrte vetëm nga regjimi i kaluar.
Masakra me tre gra të vrara dhe tre të tjera të plagosura tronditi Tiranën ditën e djeshme. Autori Dan Hutra u arrestua mbrëmjen e djeshme në Sharrë, me armën e krimit me vete.
Të afërm të fiktimave janë shprehur të tronitur nga ngjarja, ndërsa fajtor bëjnë shtetin që e la të dilte teksa kërkojnë dënimin maksimal për të.
"Jeta e njerëzve nuk kthehet më. Unë jam kushërinj i atyre. Shkova për ti ngushëlluar por nuk kishte njeri, dyert ishin mbyllur me çelës. Kanë shkuar në vendngjarje. Është ndryshë të lesh fëmijën jetim pëer babë e ndryshe për nënë. Më vrit mua, burri përballet me burrë, jo me bë masakër me tre gra. Krimineli del nga burgu dhe bën këto. Këto janë mungesa të jashtëzakonshme të shtetit. Ai duhet të jetë i varë këtu.
Ai duhet varë me litar, por nuk ka kush ta vari. Ato dy të tjerat janë më mirë thonë. Si familje kanë qënë të mirë. Hutrën nuk e njohim fare. Ai kishte dalë pa pikë turpi me automatik duke ecur.
Duhet të ekzistojë dënimi me vdekje këtu në Shqipëri. Nuk ka as kanun, asgjë tjetër," kanë thënë disa të afërm të viktimave.
Ramadan Hutra ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e gruas së parë dhe pas lirimit nga qelia, në qershor 2022 dhunoi gruan e dytë për çka u arrestua dhe rifitoi lirinë në 16 shkurt 2023 duke kryer pak ditë më vonë masakrën ndaj gjashtë grave.