Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Killeri Hutra ishte patronazhist dhe informator i policisë
Kreu i PD Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetri ku sipas tij Dan Hutra që vrau tre gra dje në Tiranë dhe plagosi tre të tjerë ishte patronazhist dhe informator i policisë.
"Serial killeri Hutra ishte patronazhist dhe informator i policisë!
Ai u lirua me ndërhyrje të kreut të bashkisë Kamëz!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Miremengjes doktor!
Personi qe beri kasaphanen dje ne mest te dites dhe ne mes te Tiranes ka qene patronazhisti i rilindjes ne burgun e rrogozhines,gjithashtu eshte perdorur edhe jasht burgut si informator,kjo eshte 100% e vertet nga punonjes te brendshem! Ai eshte liruar me kerkes dhe nderhyrje te bashkise se Kamzes per zgjedhje," shkruan Berisha.