Protesta, përfaqësuesja e Rinisë Republikane: Nuk do mund të na ndalë askush për ta bërë Shqipërinë...
Studentja Albana Xhika në fjalinë e saj nga protesta komëtare e Opozitës së bashkuar në bukevardin “Deshmorët e Kombit” është shprehur se sot qytetarët e mposhtën frikën për t'u përballur me regjimin mazhorist.
Sipas saj, Shqipëria është kthyer në një vend ku njeriu i ndershëm konsiderohet si mëkatar dhe mëkati e banalja si virtyt.
Ajo shprehet se shqiptarët nuk do i ndalojë askush për ta bërë vendin e tyre si gjithë vendet e Europës.
Fjala e plotë:
PERSHENDETJE TE GJITHEVE
UNE jam nje studente ne stomatologji dhe perfaqesuese e rinise republikane.
JAM sot ketu sepse prinderit tanë dhe gjithe demokratet me 20 shkurt 1991 hodhen poshte bustin e diktatorit, simbol i shkaterrimit, vrasjeve dhe burgosjeve politike, shkaterrimit te besimit ne Zot, sepse donte te ishte vet Zot, ashtu sic kërkon Rama, të bëhet Zot i jetës, pronës dhe lirisë sonë.
UNE kam bindjen e plote se liria dhe jeta jane gjëja më e shenjtë per te gjithe ne dhe askush nuk duhet te ndikoje negativisht apo te mundohet ti shkatrroje ato sepse jane tonat dhe ne nuk ja falim as Edi Rames dhe as njeriu në këtë botë.
Shqipëria është vend i bekuar nga Zoti,por per fat te ket po e shkaterron qeveria. Ketu ska ekonomi, nuk ka liri, nuk respektohet prona dhe familja, nuk ka me merita por vetem servilizem ndaj pushtetit.
Shqipëria është kthyer ne nje vend ku njeriu i ndershem konsiderohet si mekatare dhe mekati e banalja si virtyt, mediokri si intelektual dhe intelektuali si mjeran.
RAMA dhe qeveria shan, fyen e perbuz cdo shqiptar, opozitqr apo socialist. Arroganca e tyre, korrupsioni dhe krimi nuk kanë asnjë krahasim.
Jeta është bërë e padurushme dhe ne kemi harruar te buzeqeshim e te gezojme.
JAM sot ketu, edhe ne emer te gjithë rinise shqipetare dhe ne emer te me shume se gjysem milioni shqiptar qe jane larguar dhe vazhdojne te largohen sepse nuk sigurojne dot nje te ardhme dhe dinjitetin ne vendin e tyre.
Jam këtu me bindjen se akush nuk mund ta mposht nje popull qe do lirine ,qe beson ne Zot,ne falimje dhe ne prone.
KAM bindjen se nese do luftojme te gjithe bashke kunder perbuzjes,dhunes,krimit, korrupsionit, kunder te pamoralshmes.
Nëse luftojme me dashuri per familjen dhe vendin tone ,nuk do mund te na ndale askush për ta bërë Shqipërinë Europiane.
JAM KETU për të tregua se:: Ne nuk kemi frikë përballë së keqes, përballë qeverisë, sepse ne duam dhe nuk urrejmë, Ne duam SHQIPERINE EUROPIANE.
Ajo që duhet të ketë frikë nga e mira është e keqja, është qeveria prandaj 20 shkurti është simbol i përmbysjes të keqes, qeveria duhet te friksohet prej nesh nga uragani i shqiptareve te cilet duan te zevendesojne urretjen me dashurine… shqiptaret qe vertet e kane shtepine e tyre te mikut e te Zotit,por mbi te gjitha e kane shtepine e shqiptareve!