BILANCI I PROTESTUESVE TË LËNDUAR/ 17 persona marrin trajtim në QSUT dhe Spitalin e Traumës, ja gjendja e tyre shëndetësore

BILANCI I PROTESTUESVE TË LËNDUAR/ 17 persona marrin trajtim në

Përplasjet gjatë protestës para Kuvendit kanë sjellë edhe një bilanc të personave që kanë marrë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe në Spitalin Universitar të Traumës po trajtohen gjithsej 17 persona, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Në QSUT janë paraqitur 10 protestues. Tre prej tyre kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali, sipas rekomandimit të mjekëve.

Aktualisht, katër protestues po marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, ndërsa tre të tjerë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë.

Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës po marrin shërbim mjekësor gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit dhe një protestues. Edhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga ekipet mjekësore.

EMISIONET