Nga 1 shkurti zbatohet harta e re gjyqësore, Apeli do të jetë më 78 gjyqtarë

KLGJ ka propozuar që 78 gjyqtarë të jënë pjesë e trupës së gjykatës së vetme të Apelit duke filluar nga data 1 shkurt 2023, kur hynë në fuqi edhe harta e re gjyqësore. Ky numër është i barabartë me organikën aktuale që duhet të kishte gjyqësor, por nuk zgjidh plotësimin e vakancave të krijuara prej vitesh.

Nga 1 shkurti do të hyjë në fuqi zbatimi i hartës së re gjyqësore.

Këshilli i Lartë Gjyqsorë u mblodh të enjten për të përcaktuar edhe oganikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë.

Në përfundim të mbledhjes KLGJ vendosi të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqëndruar të gjithë në kryeqytet.

Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi.

Megjithatë, një nga arsyet e ndryshimit të hartës gjyqësore ishte fakti se vakancat në Apel nuk plotësoheshin, por as ky vendim i KLGJ duket se nuk e zgjidh këtë problem.

Pasi numri i togave të zeza në detyrë në gjykatat e Apelit është shumë më i vogël, se 78.

Aktualisht Gjykata e Apelit në Tiranë ka vetëm 12 gjyqtarë, nga 31 që duhet të kishte.

Vetëm në këtë institucion janë në pritje të shqyrtimit rreth 20 mijë dosje.

Por më shkrirjen e gjykatave të tjera të Apelit në rrethe, kolapsi pritet të rritet akoma dhe më shumë.

Nga 1 shkurti zbatohet harta e re gjyqësore, Apeli do të jetë

Harta e re gjyqësore do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative.

KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, duke hequr pesë gjykatat Administrative që do jenë në vetëm dy, një në kryeqytet dhe një në qytetin e Lushnjes dhe duke lënë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë nga 22 që ishin.

Kundër saj dolën Shoqatat e Avokatëve në rrethe, të cilët për disa javë bojkotuan seancat gjyqësore.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET