Dy ushtarë amerikanë humbin jetën në Jordani pas sulmit me raketa dhe dron, një tjetër rezulton i zhdukur

Dy ushtarë amerikanë humbin jetën në Jordani pas sulmit me

Dy ushtarë amerikanë kanë humbur jetën pas një sulmi me raketa dhe dron në Jordani, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur gjatë detyrës. Ngjarja është konfirmuar nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme.

Sipas informacionit të publikuar nga CENTCOM, sulmi është kryer me raketa dhe dronë, duke shkaktuar viktima dhe dëmtime në radhët e forcave amerikane të vendosura në Jordani.

Përveç dy ushtarëve të vrarë, një tjetër efektiv amerikan është shpallur “i zhdukur në krye të detyrës”.

Katër ushtarë të tjerë u transportuan në spitale në Jordani për të marrë ndihmë mjekësore, por më pas janë liruar.

Efektivë të tjerë që pësuan plagë të lehta janë rikthyer në detyrë, sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet amerikane.

CENTCOM ka vendosur të mos publikojë emrat dhe detaje të tjera mbi viktimat përpara se të njoftohen familjarët e tyre, duke respektuar procedurat zyrtare në raste të tilla.

EMISIONET