Vlora në zi për Enrik Mehmetin/ Aksidenti me motor i merr jetën gazetarit, sot homazhet në “Petro Marko”

Gazetari Enrik Mehmeti u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti tragjik me motor në zonën e Porto-Novës në Vlorë.

Lajmi i rëndë ka prekur komunitetin e medias dhe qytetin e Vlorës, ku ai ishte një figurë e njohur e gazetarisë.

Mehmeti la pas një karrierë të gjatë në median e shkruar dhe atë vizive, duke u angazhuar për vite me radhë në raportimin e ngjarjeve dhe historive të qytetit të tij.

Që në moshë të vogël ai u përball me realitete të vështira. Në vitin 1997, vetëm 11 vjeç, gjatë trazirave që përfshinë vendin, iu bashkua kampit misionar “Alba” si përkthyes, duke ndihmuar në komunikimin dhe mbështetjen e njerëzve në nevojë.

Për kolegët dhe miqtë, Enrik Mehmeti do të kujtohet për përkushtimin ndaj profesionit, lidhjen me Vlorën dhe pasionin për të sjellë lajmin pranë publikut.

Homazhet në nderim të gazetarit do të zhvillohen në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Ceremonia e përcjelljes së fundit drejt banesës së fundit do të mbahet në orën 14:00.

Vlora në zi për Enrik Mehmetin/ Aksidenti me motor i merr jetën

EMISIONET