261 ANKESA PËR USHQIME TË PASIGURTA/ Temperaturat e larta shtojnë rrezikun e kontaminimit, Stafa: 13 persona përfunduan në spital me helmime të rënda

Rritja e temperaturave ka shtuar edhe rrezikun nga ushqimet e pasigurta. Qendra e Konsumatorëve Shqiptarë bën të ditur se vetëm gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 261 ankesa, ku pjesa më e madhe lidhet me raste të dyshuara të kontaminimit të ushqimeve.

Hasan Stafa, drejtor i Qendrës së Konsumatorëve Shqiptarë, bën me dije se më problematike mbeten produktet që tregtohen pa kushte të përshtatshme ruajtjeje.

Sipas Stafës, nga rastet e raportuara, 13 persona kanë përfunduar në spital me helmime të rënda.

Stafa ngre shqetësimin edhe për mungesën e kontrolleve ndaj tregtarëve ambulantë, të cilët në shumë raste ushtrojnë aktivitet pa licencë, pa librezë shëndetësore dhe pa respektuar standardet e higjienës.

EMISIONET