EMRI/ Trupat “Fast” arrestojnë 39-vjeçarin me dy mbiemra, nis procedura për ekstradimin nga Kopliku në Spanjë

Policia e Shtetit njofton: “Finalizohet nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Fast”.

I kërkuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kapet në Malësi të Madhe 39-vjeçari.

Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Malësi të Madhe dhe u arrestua provizorisht shtetasi:

Gentjan Handraj alias Gentjan Hotaj, 39 vjeç, lindur në Koplik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 08.07.2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë”.

EMISIONET