Gjenden 10 trupa në Meksikë, Zacatecas përballet sërish me dh*nën e bandave kriminale

Gjenden 10 trupa në Meksikë, Zacatecas përballet sërish me

Dhjetë trupa janë gjetur në shtetin e Zacatecas në Meksikë, një zonë e njohur për përplasjet mes organizatave kriminale që luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimave.

Trupat u zbuluan të shtunën në komunat Morelos, Pánuco dhe Sain Alto.

Deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi identitetin e viktimave, motivet e vrasjeve apo personat e dyshuar për përfshirje.

Zacatecas ka qenë një nga shtetet më të prekura nga dhuna kriminale në Meksikë, veçanërisht gjatë viteve 2021 dhe 2022, kur grupet rivale u përplasën për kontrollin e korridoreve të rëndësishme të trafikut të drogës.

Vendi vijon të përballet me një nivel të lartë kriminaliteti, ku organizatat e përfshira në trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore mbeten një sfidë kryesore për autoritetet.

Sipas analizave mbi situatën e sigurisë, grupe të mëdha kriminale, përfshirë Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco dhe Kartelin Sinaloa, vazhdojnë rivalitetin për territore dhe rrugë të trafikut ilegal.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar identitetin e viktimave dhe për të zbuluar autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

EMISIONET