MOTI I KEQ/ Nënkryetari i bashkisë së Elbasan, Asim Sula, në “Ora News”: Ja situata deri tani

Nënkryetari i bashkisë së Elbasan, Asim Sula në një lidhje telefonike me studion e lajmeve në “Ora News” bëri një pasqyrim të situatës së krijuar nga moti i keq që ka përfshirë Qarkun ditët e fundit.

“Situata tani që po flasim paraqitet e qetë dhe normale dhe nuk kemi asnjë problematikë të evidentuar deri më tani.

Bashkia Elbasanit është prekur pak më pak se bashkitë e tjera, kjo edhe për shkak të terrenit në të cilin ndodhet, por si dhe ka të gjithë arsenalin e duhur për të mbajtur të hapur akset rrugore”, u shpreh ndër të tjera nënkryetari i bashkisë së Elbasanit, Asim Sula.

EMISIONET