Mocioni i mosbesimit dhe aksionet e SPAK-ut/ Maho: Qeveria po përballet me goditje nga të gjitha anët

Gazetari Armand Maho, i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit”, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te situata brenda mazhorancës, aksionet e SPAK-ut dhe protestat e zhvilluara së fundmi.

Sipas Mahos, krahas debateve politike, po flitet edhe për lëvizje të mundshme të tjera brenda kampit qeverisës. Ai solli në vëmendje edhe rikthimin e kërkesës së opozitës për mocion mosbesimi.

"Mocion mosbesimi. Pavarësisht se i ka 83 mandate, ka zëra dhe diskutime për lëvizje të tjera. Nuk po e nënvlerësoj qeverinë, por po shoh faktet që po ndodhin."-u shpreh gazetari.

Maho u ndal edhe te hetimet dhe veprimet e fundit të SPAK-ut, duke i konsideruar ato si një faktor që ka shtuar presionin politik mbi qeverinë. Sipas tij, protesta tashmë ka kaluar fokusin fillestar te çështja e Zvërnecit dhe është kthyer në një reagim më të gjerë politik.

"Ramës po i vijnë goditje nga të gjitha anët. Ke aksionet e fundit të SPAK-ut. Protesta e ka tejkaluar Zvërnecin. Tani kërkohet dorëheqja e Ramës."-tha ai.

Gjatë diskutimit u përmend edhe emri i ish-oficerit të policisë Dritan Zagani, i cili sipas të ftuarve ka qenë ndër personat që kanë denoncuar publikisht çështje që lidhen me pronat në Zvërnec.

EMISIONET