"Franca për finale", Kulemani: Kanë lojtarët më të mirë të kompeticionit...
E ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Denisa Kulemani ka analizuar ecurinë e deritanishme të kompeticionit, duke u ndalur te vështirësitë e skuadrave të mëdha dhe duke dhënë një parashikim të prerë për ekipin që sipas saj do të prekë finalen e madhe.
"Kam parë që është mjaft mirë dhe vërtet kishte pak vështirësi me Senegalin tani në pjesën e parë, por mendoj që ka për të qenë deri në finale.
a lojtarë mjaft të mirë në fakt, me sa kam parë, ka ndër më të mirët e gjithë skuadrave të tjera kështu që për mendimin tim do jetë se s'bën në finale. Ajo pastaj mbetet për t'u parë. Përsa i përket atmosferës është mjaft herët për të folur akoma se shikoj që skuadrat e mëdhaja po nënvlerësojnë skuadrat e vogla le t'i quajmë në këtë farë forme, por që mendoj që do jetë mjaft mirë mbas gjysmëfinaleve. Edhe audienca ka për të qenë e lartë.", u shpreh Kulemani.

