Peppo zbulon "minën me sahat" të Botërorit: Ky ekip do të bëjë surprizën e madhe!
I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Etlon Peppo u shpreh se Uruguai i drejtuar nga Marcelo Bielsa ka të gjitha gjasat për të qenë "mina e fshehur" dhe surpriza e madhe e këtij kompeticioni, duke fituar simpatinë e tifozëve anembanë botës.
" Po gjithsesi gjithmonë ka pasur, pra çdo kompeticion ka pasur ato ekipet surprizë që deri diku edhe dashurohen edhe tifozët. Për sa ndeshje janë zhvilluar mendoj, duke parë edhe ecurinë e ekipeve amerikano-latine, që Uruguaji mund të përbëjë, mund të jetë si një minë.
Edhe për shkak të trajnerit që është Bielsa, që është një trajner shumë i përgatitur, ka një aspekt karakterial shumë të fortë dhe mendoj që ka ardhur momenti... gjithmonë i pritet nga këto ekipet afrikane që të dalë një ekip afrikan, deri diku e ka bërë Gana, po mendoj që Uruguaji këtë vit, pavarësisht se ka lënë jashtë Suarezin, ka mundësi shumë të mira që edhe për shkak të trajnerit që të avancojë përpara", u shpreh Peppo.

