SPAK g*diti grupin kr*minal/ Çfarë shkruante gazeta belge për Eldi Dizdarin! Pasuria e gruas së tij në Dubai, 9 prona me vlerë 17.8 milionë euro
SPAK ka goditur grupin kriminal të drejtuar nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, i cili dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në 2025, media belge "GVA" i ka dedikuar Dizdarit një artikull. Në artikull flitej për ndalimin e tij nga dy oficerë policie, për shkak se po lëvizte me shpejtësi të lartë me një ‘BENZ’ luksoz në autostradën Anversw-Einthoven. Por oficerët nuk e dinin se shoferi ishte Eldi Dizdari, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë.
GVA shkruante se Denis Matoshi është një nga krerët e krimit të organizuar shqiptar që është vendosur në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas gazetës, grupi qarkullonte dhjetëra miliona, ndoshta nga trafiku i kokainës, në tregun lokal të pasurive të paluajtshme. Matoshi thuhet se është regjistruar zyrtarisht në Bluewaters Island Residences 2, në Dubai.
Në artikull vihet në dukje se ai ka kombësi belge dhe ka një fëmijë me ish-misin Suada Sherifi. GVA raportonte se ai ka qenë i martuar, ndërsa theksohet se kjo e fundit ka 9 prona në Dubai në emrin e saj, me një vlerë totale të blerjes prej 17.8 milionë euro. Media thekson gjithashtu se Matoshi figuron edhe në dosjen e madhe të klanit asirian "Y." Ai njihet edhe me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth".
“Matoshi figuron edhe në dosjen e madhe të klanit asirian "Y." nga Antwerp. Matoshi në atë rast po ndiqet penalisht për korrupsion dhe përdorim të dokumenteve false. Matoshi kishte një pasaportë false dhe një kartë identiteti false, të cilën ia kishte bërë një nëpunës i korruptuar nga qyteti i Antwerp-it. Këto kontakte lidheshin nëpërmjet një anëtari të familjes Y., i cili shpesh kishte dokumente false. Në mjedisin kriminal të Antëerpenit, Denis Matoshi njihet me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth".
Kompania Bello, është një federatë prej 14 bandash shqiptare të përfshira në kontrabandën ndërkombëtare të drogës, Matoshi thuhet se kishte dërguar mijëra kilogramë kokainë në Antëerp dhe Roterdam. Për të nxjerrë ato sasi të mëdha kokaine, Matoshi thuhet se ka bashkëpunuar me kriminelë të njohur droge të Antwerpenit si Bayram Y., i cili ishte zot dhe mjeshtër në kalatën 1700 në port.

