VIDEO/ Tirana e jashtëzakonshme! Marshimi masiv rikthehet në bulevard, protestuesit futen te "Fan Zona": Nuk ka kthim pas!
Një pamje e jashtëzakonshme po dëshmohet në këto momente në zemër të Tiranës.
Pasi përcollën mesazhin e tyre të prerë përpara “Europe House”, një masë kilometrike dhe e pafundme njerëzish është rikthyer triumfalisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e shndërruar arterien kryesore të vendit në një oqean revolte popullore.
Masa e pafundme e protestuesve, pasi përshkoi Bulevardin, ka ndryshuar drejtim duke mësyrë masivisht brenda hapësirës së madhe të “Fan Zone”, të ngritur për ndeshjet e Kampionatit Botëror.
Në vend që të ndaleshin nga ethet e futbollit, mijëra qytetarët e revoltuar kanë marrë nën “kontroll” sheshin, duke krijuar një gërshetim mes tifozerisë dhe revoltës popullore.
Thirrjet e fuqishme “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqje!” po oshtijnë aq fort, sa kanë mbytur plotësisht zërin e altoparlantëve dhe atmosferën e ndeshjes që po transmetohej në ekranet gjigante.
Sipas qytetarëve, kjo protestë përbën një qëndresë që nuk njeh lodhje dhe kthim pas.

