VIDEO/ "ERION SAPUNI" - Mbyllen fjalimet tek Kryeministria, qytetarët nisin marshimin me daulle, thirrje dhe "përshëndesin" kryebashkiakun te qelia

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Në duar qytetarët mbanin pankarta me mesazhe politike dhe sociale, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe rritja e përgjegjshmërisë së institucioneve.

Nuk kanë munguar as sloganet kreative dhe ironike, të cilat janë bërë një element i përhershëm i protestave të ditëve të fundit.

EMISIONET