Matraxhiu: Ndeshjet e para nuk vendosin fatin, Italia në ’94 nisi keq dhe shkoi në finale
I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Andi Matraxhiu u shpreh se rezultatet e para të skuadrave të mëdha nuk janë gjithmonë një barometër i saktë për ecurinë e tyre, duke marrë si shembull Botërorin e vitit 1994, ku Italia e nisi me humbje ndaj Irlandës por arriti deri në finale, ashtu siç ndodhi edhe me Brazilin që gaboi në grup me Suedinë.
" Të tjera akoma, për shembull të themi që bind Gjermania nuk jemi të saktë a ishte barometri i saktë.
Na ka treguar botërori, meqë jemi dhe një çikë në një aromë amerikane, në 1994-ën Italia nisi shumë keq, ndeshjen e parë u mund ndaj Irlandës dhe arriti deri në finale.
Brazili po ashtu, mos gabohem, o është mundur, o ka barazuar në grup me Suedinë", u shpreh Matraxhiu.
