Saraçi: Ndjehem i rënduar pas vr*sjes së policit, paralajmërimet e mia u bënë realitet

I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", Lizander Saraçi ka ndarë një rrëfim prekës dhe plot keqardhje lidhur me ngjarjet e rënda që pasuan fjalën e tij në njërën prej protestave të fundit.

Saraçi u shpreh se ndihet i rënduar psikologjikisht, pasi paralajmërimet e tij për rrezikun që i kanoset vendit nga ajo që ai e quan "diktatura e parasë së pisët", fatkeqësisht u vërtetuan të nesërmen me humbjen e jetës së një punonjësi policie.

"Unë do të doja të thoja në radhë të parë, të shprehja një farë keqardhje sepse ato fjalë që unë thashë aty, sigurisht ishin fjalë shpirti, por fatkeqësisht u vërtetuan të nesërmen me një vrasje dhe një dëshmor më tepër që ra për të mbrojtur ligjin dhe të drejtën në Shqipëri.

Dhe u vra pikërisht nga një njeri që kishte kaluar në anën e errët, që kishte kaluar në këtë diktaturën e parasë së pisët që unë e quajta atë ditë.

Dhe me thënë të drejtën jam ndjerë pak i keqardhur se më duk vetja sikur ndolla diçka të keqe, sigurisht nuk kisha unë asnjë faj, por ishte diçka që na ka dhimbshur shumë dhe ne kemi mbajt edhe në shesh edhe gjatë marshimit disa herë minutë heshtje dhe kemi treguar solidaritetin me kolegët e tij që ishin aty për të na mbikëqyrur", u shpreh Saraçi.

EMISIONET