Dyshime për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit/ AUV nis kontrolle urgjente dhe merr mostra për analiza

Dyshime për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit/ AUV nis

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur kontrolle të jashtëzakonshme pas raportimeve për dyshime për helmime të qytetarëve në Prishtinë dhe Han të Elezit.

Inspektorët veterinarë kanë kontrolluar lokacionet ku janë raportuar rastet, duke verifikuar kushtet higjieno-sanitare, dokumentacionin, gjurmueshmërinë e produkteve dhe procedurat e vetëkontrollit të operatorëve ushqimorë.

Gjatë kontrolleve janë marrë mostra të produkteve ushqimore për analiza laboratorike. Në Prishtinë janë marrë mostra të sosit të bardhë, qumështit dhe vezëve, ndërsa në Han të Elezit është marrë mostër e majonezës nga një objekt ushqimor.

AUV ka bërë të ditur se rezultatet e analizave ende nuk janë publikuar, ndërsa pas përfundimit të hetimeve do të dalë me raportin përfundimtar për të sqaruar shkaqet e rasteve të dyshuara.

Nëse konstatohen shkelje të rregullave për sigurinë ushqimore, institucioni ka paralajmëruar masa administrative dhe ligjore ndaj operatorëve përgjegjës.

EMISIONET