Villarruel ndez tensionet para Argjentinë-Angli: Luajmë ndaj piratëve uzurpues

Villarruel ndez tensionet para Argjentinë-Angli: Luajmë ndaj

Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Victoria Villarruel, ka shkaktuar polemika para gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Anglisë, pasi ka rikthyer në diskurs konfliktet historike mes dy vendeve.

Pavarësisht thirrjes së përzgjedhësit Lionel Scaloni që futbolli të mos përzihet me politikën, Villarruel publikoi një mesazh të fortë në rrjetet sociale, ku e cilësoi përballjen me Anglinë si më shumë se një ndeshje futbolli.

“Nesër luajmë kundër piratëve uzurpues. Kjo nuk është thjesht një ndeshje tjetër. Nuk do të jem politikisht korrekte apo e ftohtë; kundër anglezëve gjithmonë ka diçka më shumë”, shkroi ajo.

Ajo iu referua edhe çështjes së Ishujve Falkland, të njohur nga Argjentina si Malvinat, si dhe historisë së përballjeve mes dy kombëtareve.

Rivaliteti mes Argjentinës dhe Anglisë ka një histori të gjatë, ku krahas sfidave sportive ndikojnë edhe tensionet politike të lidhura me Luftën e Falklandeve në vitin 1982.

Mesazhi i Villarruel vjen vetëm pak orë para një prej përballjeve më të mëdha të Botërorit, duke rikthyer edhe një herë debatin mbi përplasjen historike mes dy vendeve.

EMISIONET