PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën: Zbatoni statutin! Berisha: Të kam kthyer përgjigje dhe të kam thënë...

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e fokusuar në plotësimin e strukturave drejtuese të partisë, nuk ka kaluar pa debate.

Procedurat e votimit janë shoqëruar me një moment tensioni mes anëtares së Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Kuçana kërkoi që të merrej në konsideratë një kërkesë e saj e depozituar 24 orë më parë, duke i kërkuar Berishës respektimin e statutit. Nga ana e tij, Berisha kërkoi rspektim të rregullores për paraqitjen e rezolutave, duke theksuar se çështja ishte diskutuar më herët.

Pjesë nga debati:

Ilirjana Kuçana: Të lutem, kam një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para. Të lutem, zbatoje statutin. Mos e nis detyrën… Të lutem, lexoje.

Berisha: Një minutë.
Kuçana: Jo, doktor.

Berisha: Të flas unë, të jap përgjigjen. Paraqitja e rezolutës ka rregullin e vet. Do kesh të drejtë, por sipas rregullit, lexoje statutin. Do kesh të drejtë.

Kuçana: Doktor, statutin e keni shkelur në momentin kur…

Berisha: Ilirjana, edhe një herë, një minutë, mor zotëri. Të lutem, a mund të të kthej përgjigje apo jo? Ke komunikuar me mua sot. Të kam kthyer përgjigje dhe të kam thënë: ndiq statutin.

Pas këtij debati, PD ndërpreu sinjalin për median gjatë mbledhjes së këshillit Kombëtar.

EMISIONET