PD zgjedh kupolën e partisë / Kuçana: Ka njerëz në parti që nuk dalin dot në shesh, “mulizmi” duhet luftuar
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtuesve aktualë të partisë, duke kërkuar zbatimin e statutit për rezolutën e saj dhe duke paralajmëruar një ndarje përfundimtare nëse nuk reflektohet ndaj zërit të protestuesve në shesh.
" Për themi rithemelim me Flamur Nokën nuk ka. O duhet të jetë rithemelimi i plotë në Partinë Demokratike, ose duhet ndarë njëherë e mirë kjo gjë.
E dyta, unë jam anëtare e Këshillit Kombëtar prej tre herë. Pra, unë nuk jam fillestare si shumë prej prej atyre që drejtojnë sot aty. Unë jam tre herë anëtare e Këshillit Kombëtar, jam njeri i betejave që më keni parë edhe politike edhe publike.
Kam kërkuar dhe kam depozituar siç e thotë statuti, në respektim të statutit, kam depozituar një rezolutë ku kryetarja e Këshillit Kombëtar e ka detyrim ta lexojë rezolutën.
Rezolutën për t'u votuar. Nëse e voton apo jo Këshilli Kombëtar, kjo mbetet në dorë të Këshillit Kombëtar. Më lejoni t'ju them, kryetarja e Këshillit Kombëtar nuk mund ta fillojë detyrën e saj duke shkelur pikërisht statutin. Ajo duhet të lexojë rezolutën time dhe ajo ka një votë, siç kam unë një votë të barabartë.
Pra, aty janë të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar janë të barabartë. Nëse e votojnë dhe e mbështesin këtë rezolutë, zgjedhin anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në këtë rezolutë ka një gjë shumë të rëndësishme thelbësore, që ka të bëjë me Partinë Demokratike dhe me sheshin, me protestën.
Partia Demokratike duhet të lidhet fort dhe duhet të lexojë sheshin. Pra, njerëz të cilët nuk ia pranon sheshi nuk mund të katapultohen në pozicione, sepse ka shumë njerëz të cilët nuk dalin dot të bashkohen me sheshin aty. Prandaj, duhet ta lexojmë qartë protestën", u shpreh Kuçana.

