EMRI/ Kërkohej për dy kate pa leje në objektin e tij, vetëdorëzohet 56-vjeçari në Komisariatin e Sarandës

EMRI/ Kërkohej për dy kate pa leje në objektin e tij,

Një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacioneve për goditjen e ndërtimeve pa leje në Sarandë është vetëdorëzuar në polici.

Bëhet fjalë për 56-vjeçarin Mirdar Koshi, i cili ishte shpallur në kërkim prej datës 25 maj të këtij viti, pas dyshimeve për ndërtimin e dy kateve pa leje në një objekt në pronësi të tij.

Koshi është paraqitur pasditen e djeshme në Komisariatin e Policisë Sarandë, duke iu dorëzuar autoriteteve.

Operacionet e zhvilluara nga Prokuroria e Sarandës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) më 15 dhe 25 maj kanë çuar deri tani në arrestimin e 14 personave, ndërsa dy të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Mes personave të proceduar janë efektivë policie, ish-punonjës të Bashkisë dhe pronarë objektesh. Në total bëhet fjalë për 8 punonjës policie, përfshirë ish-drejtues të Komisariatit dhe sektorit të krimeve, 4 ish-punonjës të Bashkisë dhe 4 pronarë objektesh.

Nga personat e ndaluar, aktualisht dy prej tyre ndodhen në burg: ish-shefi i Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, dhe specialisti i zonës, Robert Çulli.

Pjesa tjetër e personave të ndaluar, përfshirë disa që janë vetëdorëzuar, janë lënë të lirë me vendime të Gjykatës së Sarandës ose Gjykatës së Apelit.

Hetimet për çështjen vijojnë për zbardhjen e plotë të përgjegjësive dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.

EMISIONET